Connect Locally Banner Graphic

Nondiscrimination Policy/Albanian

Easterseals Michigan vepron në përputhje me ligjet e zbatueshme federale të të drejtave civile dhe nuk ushtron diskriminim mbi baza si raca, ngjyra, prejardhja etnike, mosha, aftësia e kufizuar ose gjinia.

Easterseals Michigan nuk i përjashton personat ose nuk i trajton ata në mënyrë të diferencuar për shkak të racës, ngjyrës, prejardhjes etnike, moshës, aftësisë së kufizuar ose gjinisë.

Easterseals Michigan:

• Ofron ndihmë dhe shërbime falas për personat me aftësi të kufizuara për të komunikuar në mënyrë efektive me ne, si p.sh.:

     ○ Interpretues të kualifikuar të gjuhës së shenjave

     ○ Informacione me shkrim në formate të tjera (me germa të mëdha, audio, formate elektronike të aksesueshme, formate të tjera)

• Ofron shërbime gjuhësore falas për personat që nuk kanë anglishten si gjuhë të parë të tyren, si p.sh.:

     ○ Interpretues të kualifikuar ○ Informacione me shkrim në gjuhë të tjera Nëse ju nevojiten këto shërbime, kontaktoni me Stephanie Wolf Hull, Vice President of Quality Improvement & Compliance Nëse besoni se Easterseals Michigan ka dështuar në ofrimin e këtyre shërbimeve apo ju ka diskriminuar në një mënyrë tjetër në bazë të racës, ngjyrës, prejardhjes etnike, moshës, aftësisë së kufizuar apo gjinisë, ju mund të depozitoni një ankesë pranë: Stephanie Wolf Hull, Vice President of Quality Improvement & Compliance, 2399 E. Walton Blvd., Auburn Hills, MI 48326, 248.475.3611 (phone), 248.475.6402 (fax), swolfhull@essmichigan.org. Ankesën mund ta depozitoni personalisht ose ta dërgoni me postë, faks ose email. Nëse ju nevojitet ndihmë për depozitimin e një ankese, Stephanie Wolf Hull, Vice President of Quality Improvement & Compliance do të jetë në dispozicionin tuaj për t'ju ndihmuar. Ju mund të depozitoni gjithashtu një ankesë për të drejtat civile pranë U.S. Department of Health and Human Services (Departamenti Amerikan i Shërbimeve të Shëndetit dhe Njeriut), Office for Civil Rights (Zyra për të Drejtat Civile), në mënyrë elektronike përmes Office for Civil Rights Complaint Portal, që gjendet në adresën https://ocrportal.hhs.gov/ocr/portal/lobby.jsf, ose me postë apo telefon në:

U.S. Department of Health and Human Services

200 Independence Avenue, SW

Room 509F, HHH Building

Washington, D.C.

20201 1-800-368-1019, 800-537-7697 (TDD)

Formularët e ankesave gjenden në adresën http://www.hhs.gov/ocr/office/file/index.html.

Powered by Blackbaud
nonprofit software